Erion Veliaj shpërdoron 80 milionë për printim faturash që në fakt merren online

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.04.2021, 23:18

Erion Veliaj vazhdon i pandalur në shpërdorimin e fondeve publike. Ky që do t’ju paraqesim ditën e sotme është një ndër rastet më tipike që e ilustron më së miri këtë ide. Përse do të thoni ju? Të gjithë ata që kanë një biznes e dinë se kur afrohet muaji prill, duhen paguar detyrimet tatimore ndaj Bashkisë Tiranë.

Për të bërë njoftimin e subjekteve në lidhje me detyrimet e tyre për vitin korrent, dikur para shumë vitesh Bashkia Tiranë dërgonte njoftimet e saj me zarf dhe me letër të printuar në të gjitha adresat e bizneseve të Tiranës. Mirëpo u bënë disa vjet që tashmë këto zarfa dhe letra nuk vijnë më në adresat e bizneseve. Dhe të gjithë e aksesojnë informacionin se sa taksa duhet t’i paguajnë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një faqeje në internet të mirëmbajtur nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe e Tarifave Vendore Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë.

E thënë thjesht, çdo biznes ka kodin e tij dhe pasi futet në këtë faqe njihet me detyrimet e tij dhe gjithashtu printon faturën përkatëse më të cilën paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Pra siç nënkuptohet qartë, nuk është aspak e nevojshme që të harxhohen para për të bërë printim në letër të këtyre faturave dhe zarfave shoqërues. Mirëpo normalisht në një vend çudirash, kjo ndodh.

Erion Veliaj nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore Tiranë ka organizuar tenderin me numër reference REF-86440-02-09-2021 dhe me objekt “Shërbimi i Printimit të Njoftim Detyrimeve për vitin 2021”. Përtej abuzimit të hapur me vetë objektin e tenderit, për të cilin siç sqaruam më sipër nuk ka asnjë logjikë ekonomike që të realizohet, abuzim shikohet se ka edhe në vetë procedurën e tenderit.

Shikohet se në të kanë marrë pjesë një numër i kufizuar pjesëmarrësish, vetëm tre. Nga këta të tre për habi ka fituar firma që ka dhënë ofertën më të lartë. Madje njëra nga firmat e tjera që u skualifikua kishte ofruar thujase gjysmën e vlerës së kompanisë fituese. Si ka mundesi do të pyesni ju? Nëse ju themi emrin e fituesit, gjithçka merr kuptim. Bëhet fjalë për firmën ALBDESIGN PSP në pronësi të Elvis Sula, e cila ka ofruar vlerën prej 6.597.964 lekë të reja pa TVSH ose rreth 80 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ky i fundit është i njëjti person që “me letra” ka dhe kompaninë AGIKONS në pronësi “de facto” të Gentian Sulës. AGIKONS është kompania që mori rreth 1 miliardë lëkë nga Bashkia Tiranë për rikonstruktimin e Parkut Rinia në Tiranë, i cili u përmbyt vetëm pas 5 minutash shi pak ditë pas inagurimit. AGIKONS njihet ndër të tjera edhe si kompania që ka ndërtuar rezidencën “Kodra e Diellit” ku aktualisht banon dhe vetë Lali Leku. Mjafton kaq që të krijohet një dyshim jo i vogël se jo vetëm fituesi ka qenë i paracaktuar por edhe vetë tenderi është bërë vetëm për të kaluar paratë nga Bashkia Tiranë drejt e në duart e kompanisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit