Ironia me lekët e shqiptarëve! 40 Milion për dezinfektim biznesmenit që është arrestuar për ndotje mjedisi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.04.2021, 21:37

Ironia në artikullin që do të trajtojmë sot qëndron pikërisht në faktin se fitues i një procedure prokurimi publik është shpallur një zotërues i një kompanie, i cili është dënuar për objektin e tenderit në të cilin ka dalë fitues. Rahmi Dajlani i ALPEN PULITO ka fituar 43 milionë lekë pa TVSH nga Spitali Ihsan Cabej Lushnje për “Dezinfektim të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Spitalit dhe Poliklinika Lushnje për situatën e krijuar nga Covid -19”. Sipas burimeve për JOQ, ky spital rezulton ndër më të ndoturit, me higjienë 0, raportojnë familjarët e të shtruarve me COVID aty.

Por fakti qesharak në gjithë këtë histori është fakti se Dajlani, zotërues me 100% i kompanisë që ka fituar tenderin ka qenë arrestuar nga policia për krimin mjedisor të ndotjes së ajrit. Rreth një vit më parë, ai ka hedhur karroca me thasë plehrash në Shkozet të Durrësit. Rezulton se kompania e Dajlanit është përfituese e një tenderi prej 32 milionësh nga Bashkia e Tiranës vetëm pak kohë më parë. Objekti i tenderit ishte “Shërbim dezinfektimi i ambienteve, në kuadër të nevojave për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

Sipas një kërkimi të thjeshtë, rezulton se kompania e Dajlanit ka përfituar 14 kontrata publike në rang lokal, 7 në sektorin e shëndetësisë, 3 në sektorin e ndërmarrjeve publike dhe 1 në agjencinë e blerjeve të përqendruara. Kjo kompani ka përfituar jo pak por më shumë se 202 milionë lekë pa TVSH përgjatë viteve 2015-2018 dhe nga 2019 e deri më tani mbi 174 milionë lekë.


Çudira zdromsash/ UKT i jep tender për dizinfektim biznesmenit të arrestuar për hedhje mbeturinash në rrugë

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit