Një ndeshje jo shumë e zakontë futbolli ndodhi ditën e djeshme në Kolumbi. Pavarësisht lutjeve të tyre për ta shtyrë ndeshjen, kampionati e detyroi ekipin e Rionegro Aguilas të përballej me Boyaca Chico me katër lojtarë. Skuadra kolumbiane u detyrua të luante me vetëm shtatë lojtarë të Dielën për shkak të lëndimeve dhe rasteve Covid-19 brenda ekipit. Në mënyrë mbresëlënëse, Aguilas arriti të mbajë kundërshtarët e tyre pa rezultat për 57 minuta para se të pësonte tre gola në në një humbje 3-0. Ndeshja u pezullua pasi lojtari i Aguilas Giovanny Martinez u dëmtua dhe nuk mund të vazhdonte në minutën e 79-të, duke e vendosur skuadrën e tij nën minimumin e lojtarëve të kërkuar për të luajtur.
#EquipoProfesional | Los 1️⃣8️⃣... Perdón, los 7️⃣ convocados para el partido más desigual de la historia...#MyGameIsFairPlay #VamosÁguilas 🦅 pic.twitter.com/oib1A9KUH9
— Águilas Doradas (@AguilasDoradas) April 11, 2021
Aguilas bëri kërkesë për të shtyrë ndeshjen pasi 16 lojtarë të tyre rezultuan pozitivë për Covid-19. Sidoqoftë, liga urdhëroi që ndeshja të zhvillohej edhe pse Aguilas zbriti në fushë me shtatë lojtarë të shëndetshëm – përfshirë dy portierë. Trajneri rreshtoi ekipi me skemën 2-1-2-1, teksa portieri i dytë u aktivizua në qendër të mbrojtjes. Në një deklaratë të postuar në Twitter para ndeshjes, Aguilas tha se ata po luanin vetëm për të shmangur "sanksionet e ashpra".
Burimi:goal Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA