JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Kape, mbyte Deiz”/ Të rinjtë përleshin keq qentë, kënaqen nga “spektakli” që ofrohet
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08/04/2021 1:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rastet e keqtrajtimit të kafshëve janë të shumta në vendin tonë, nga të cilat shpesh kemi publikuar edhe ne. Një rast i tillë është dhe një video e mbërritur në redaksinë tonë, ku një qytetare ka filmuar dy të rinj duke zënë qentë e tyre në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Siç duket edhe nga pamjet, ka mjaftuar një sinjal nga ana e të zotërve, dhe qentë i janë vërsurlur njëri-tjetrit duke u kacafytur keq. Më tej qytetarja shton se janë kryesisht fëmijët që veprojnë në këtë mënyrë dhe i publikojnë ndeshjet me qen edhe në faqe të tjera në Facebook.

Mesazhi i mbërritur:

Pershendetje te lutem a mund ta publikosh. Ne vlore ne zonen e plazhit te vjeter dhe behen gjithmone ne po te njejten zone. Zakonisht jan te moshave te ndryshme pronaret qe i fusin ne sherre keta psh jan femij. Ka dhe adresa te tjera qe publikojn ndeshjet ne fb ose internet.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?