JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kontrollori i Rinasit përplaset me Baton Haxhiun: Kam 23 vjet që mbaj b*thën tënde të sigurt në ajër
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08/04/2021 0:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarja kryesore e ditës së djeshme ishte pikërisht bllokimi i aeroportit të Rinasit dhe pezullimi i punës nga ana e kontrollorëve për shkak të pagave dhe mosarritjes së marrveshjes me ministren Belinda Balluku. Ndërkohë, gjatë mbrëmjes njëri nga kontrollorët pranë kompanisë "Albcontrol' , Andel Trebicka tha për "Opinion" se kishte 23 vjet në atë profesion dhe se gjysma e tyre janë kërcënuar me heqjen nga puna. Gjatë fjalës së tij ai u përfshi në një debat me gazetarin Baton Haxhiu në lidhje me grevën që ata po mbajnë.

Pjesë nga debati:

Andel Trebicka: Dua t’i them koleges time që do të arrestohet nga policia. Po arrestohen kolegët një e nga një. Kjo është në vazhdën e asaj që tha zonja Balluku, ‘grusht shteti’ që po na kërcënon Erdogani. Albcontrol ka të drejtë të mbyllë hapësirën ajrore. Dje janë pushuar 5 vetë nga puna. Na keni mbledhur dhe na keni thënë se do të pushojmë gjysmën nga puna. Mos hapni gojën. Kur keni parë se ne nuk tërhiqemi, na keni thënë përralla. Zt. Baton Haxhiu tha përpara kush janë këta? Unë i them kush është ky?! Unë kam 23 vjet këtu. Kam pasur emergjenca. Në 23 vjet kam mbajtur b*thën tate në ajër të sigurt dhe ti del e më thua kush je ti.

Haxhiu: E para, nuk merrem me nervozizmin tënd. Në diskutim publik nuk përdoret një fjalor i tillë. Fikja e dritave është shantazh. Grevën ta vazhdoni por të mos ndërprisni punën.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?