JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kosova mund të pësojë humbje rreth 120 milionë euro
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07/04/2021 22:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aleanca Kosovare e Bizneseve të Kosovës, masat e reja të Qeverisë po i konsiderohen si jo racionale në proporcion me gjendjen aktuale.

“Kjo mbyllje do të ketë shumë pasoja dhe sipas parashikimeve tona, nga mbyllja e ekonomisë, vendi do të mund të pësojë një humbje rreth 120 milionë dhe kjo nuk do të mund të kompensohet asnjëherë me asnjë formë”.

Kështu ka thënë kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Sipas tij, Qeveria e vendit “do të duhej t’i rrisë masat preventive duke rritur kontrollin në vendet publike, duke ofruar shërbime dhe duke ofruar edhe formën e mbajtjes së distancës nën kontroll por jo mbylljes së ekonomisë”.

Tutje ai ka theksuar se ora policore dhe mbyllja e vendit në vitin e kaluar, ka lënë pasoja të mëdha të cilat “nuk janë mbuluar asnjëherë nga shteti dhe që sërish po përsëritet i njëjti skenar”, gjë që është forma më e rëndë për bizneset dhe ekonominë.

“Prandaj po kundërshtojmë masat aktuale”, ka thënë Shahini.

AKB-ja rekomandon institucionet e vendit që të rrisin masat parandaluese duke rritur kontrollin e duke ofruar shërbime shtesë për qytetarë.

“Qeveria tashmë i ka numrat e mjaftueshëm të prodhojë ligje që e mbështet dhe e rimëkëmb ekonominë, të jetë urë lidhëse në mes sektorit privat dhe fondeve financiare ndërkombëtare në mënyrë që ekonomia të rimëkëmbet dhe në këtë formë të tejkalohet kriza ekonomike e cila ishte edhe para pandemisë”, shtoi Shahini.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?