Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, tek "Rruga e Kavajës". Sipas një dëshmitari në vendngjarje, një makinë tip "X5" ka përplasur një person dhe për pasojë ky i fundit ka përfunduar në xhamin e mbrapëm të një makine. Ai ka pësuar dëmtime të rënda në qafë. Qytetari gjithashtu shton se ambulanca u vonua 40 minuta për të mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit.
Mesazhi i mbërritur: