Një 7-vjeçar ka vdekur në fshatin Rusicovc të Lipanit, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje.
Në momentin e goditjes nga vetura fëmija ka qenë i shoqëruar së bashku me prindërit e tij.
Për këtë rast policia ka arrestuar ngasesin e automjetit.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinovc, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori. S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, kanë njoftuar nga policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se ngasësi i veturës është 27 vjeç.