JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gastronomët paralajmërojnë largime masive të punëtorëve nëse nuk marrin ndihma nga Qeveria
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07/04/2021 16:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kafe për me vete dhe ushqim me dërgesë. Nga sot deri më 20 prill, qytetarët do të mund të porosisin ushqim, që tu dërgohet, ose të marrin ushqim dhe pije nga një objekt gastronomik, nëse ka siguruar sistem sporteli. Gastronomët njoftojnë largimin masiv të punonjësve nëse nuk ka masa të destinuara për këtë sektor. Zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” njoftoi se ky sektor do të marrë masa për ndihmë.

“Do të mbulojmë një pjesë të të ardhurave të humbura për këto dy javë në objektet gastronomike, jemi duke i bërë përllogaritjet e fundit të përqindjes së mbulimit të të ardhurave të humbura. Por, ne jemi duke e zbatuar këtë model për herë të parë, dhe mendojmë se është një model që me të vërtetë do t’i ndihmojë ata sadopak në humbjen që do ta kenë, humbja do të ndahet nga punëdhënësit dhe ne si shtet, por mendojmë se ky është një model më i drejtë në një moment të caktuar- deklaroi Fatmir Bytyqi- Zëvendës Kryeministër për çështjet ekonomike.

Jozyrtarisht, po shqyrtohet mundësia që gastronomët ta marrin ndihmën si të pakthyeshme, ku shteti do të mbulojë një pjesë të të ardhurave të humbura, që do ti kishin gjatë këtyre dy javëve. Mesatarja do të llogaritet sipas të ardhurave, që ata i kanë pasur në tre muajt e parë të vitit paraprak kur kanë punuar, pas së cilës do të përcaktohet se cila do të jetë shuma, përkatësisht përqindja për të mbuluar humbjet.

Sipas informacioneve, Qeveria në bisedime do të propozojë subvencionimin e 10% të të ardhurave të humbura, që do ti realizonin në dy javët e ardhshme. Përveç objekteve gastronomike nga sot edhe furrat e bukës, qebaptoret dhe objektet tjera, ku shërbehet ushqimi filluan të shërbejnë përmes sistemit sportel. I njëjti rregull vlen edhe për bastoret përmes sistemit sportel. Palestrat, klubet e fitnesit, qendrat sportive janë plotësisht të mbyllura dhe është e ndaluar të organizohen seminare, trajnime, kurse dhe lloje të tjera të ngjarjeve.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?