Raporti i Amnesty International ‘shuplakë’ qeverisë: Rama kërcënoi me mbylljen e mediave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.04.2021, 14:56

Amnesty International ka publikuar raportin më të fundit për Shqipërinë gjatë vitit 2020-2021. Në raport thuhet se shumë prej qeverive përdorën masat kufizuese të pandemisë për të shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në favor të forcimit të pushtetit të tyre. Në raport përmendet edhe rasti kur qeveria e Edi Ramës, ‘kërcënoi me përdorimin e fuqive të jashtëzakonshme për mbylljen e mediave ‘për përhapje paniku’ për Covid-19’.

Raporti i Amnesty International për Shqipërinë 2020/21

Shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së fjalës, dhunë e tepruar policore

Dhuna shtëpiake kundër grave u rrit gjatë mbylljes nga koronavirus. Kryeministri kërcënoi me përdorimin e fuqive të jashtëzakonshme për mbylljen e mediave ‘për përhapje paniku’ për Covid-19. Romët dhe LGBTI vazhduan të përballen me diskriminim.

Midis 31 marsit e 23 qershorit, Shqipëria devijoi nga detyrimet që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në emër të kufizimit të Covid-19. U morën masa të tepruara për të imponuar mbylljen.

DHUNA KUNDËR GRAVE E VAJZAVE

Dhuna gjinore u përkeqësua gjatë mbylljes. Një OJQ për të drejtat e grave raportoi rritje trefish të telefonatave në linjën e këshillimit për gratë e vajzat gjatë periudhës mars-maj. Abuzimi seksual i një vajze 15-vjeçare nga roja i shkollës së saj dhe tre burra të tjerë shkaktoi zemërim në publik në qershor. Qindra protestuan kundër dhunës gjinore në Tiranë.

LIRIA E SHPREHJES

Në mars, Kryeministri kërcënoi organizatat e medias me mbyllje për ‘përhapje paniku’ në lidhje me Covid-19. Autoritetet tërhoqën një ligj polemizues anti-shpifje që kërcënonte lirinë e medias online.

Në gusht, autoritetet bllokuan Ora News TV në vijim të një hetimi mbi pasuritë e pronarit. Grupi i medias mbeti operacional.

REFUGJATËT, AZILKËRKUESIT DHE MIGRANTËT

Raportuesi i OKB shprehu shqetësim dhe Avokati i Popullit gjeti shkelje serioze të të drejtave të njeriut në ekstradimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar. Harun Çelik, një mësues turk i lidhur me të ashtuquajturën Lëvizja Gülen, kishte aplikuar për azil në Shqipëri.

DISKRIMINIMI

Në prill, aktivistët romë protestuan për diskriminim në shpërndarjen e ndihmës financiare të emergjencës nga ana e qeverisë, e cila nuk mbulonte ata që punon në sektorin informal.

Parlamenti adoptoi amendamente të Ligjit mbi Diskriminimin, duke zgjeruar dukshëm fokusin e grupeve të mbuluara nga mbrojtja ligjore.

KOMUNITETI LGBTI

Anëtarët e komunitetit LGBTI mbetën subjekt diskriminim të përhapur gjerësisht, përfshirë mohimin e së drejtës për partneritet të të njëjtit seks. Urdhri i Psikologëve ua ndaloi anëtarëve të tij të kryenin terapi konvertimi. Ministria e Shëndetësisë ndaloi ndërhyrjet mjekësore te fëmijët e sapolindur interseksualë.

PËRDORIM I TEPRUAR I FORCËS

Aktivistët që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë më 17 maj u përballë me forcë policore disproporcionale. Dy gazetarë që mbulonin protestën u sulmuan verbalisht e u goditën nga efektivët e policisë; njëri u ndalua përkohësisht.

Përplasje në rrugë shpërthyen në disa qytetet pas vrasjes së një 25-vjeçari nga një oficer policie për zbatimin e ndalim-qarkullimit për shkak të Covid, më 8 dhjetor. Dy gazetarë që mbulonin protestën u ndaluan e u sulmuan. Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje autoriteteve të tërhiqnin ligjet për kufizimet e lirive në parlament.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit