Disa imazhe satelitore kanë zbuluar praninë e disa forcave ushtarake në Arktik, Poli i Veriut. Mësohet se kjo ushtri, ka shtrirë aktivitetin e saj luftarak në Polin e Veriut. Siç shihet edhe nga fotot, pistat ushtarake janë riparuar ndërsa mbikëqyrja shtesë dhe mjetet e mbrojtjes ajrore janë vendosur në vendet përkatëse.
Në bazë të fotove, kuptohet se Rusia ka provuar armët e saj të fundit në një zonë ku ka shkrirë akulli dhe kjo për shkak të ndryshimit të klimës. Ndërkohë në Arktik janë parë tre nga nëndetëset e raketave balistike bërthamore të Rusisë, teksa dhanë një spektakël. Bëhet me dije se këto lëvizje të Rusisë janë përpjekje për të siguruar bregdetin e saj verior dhe për të krijuar një rrugë kyçe transporti që shtrihet nga Azia në Evropë, rrugë që do të përgjysmojë kohën e lëvizjes së kontejnerëve të transportit për të arritur në Evropë nga Azia përmes Kanalit të Suezit.
Disa ekspertë i tremben lëvizjes së Rusisë në Polin e Veriut, ndërsa shtojnë se kjo mund të synojë SH.B.A-në. Lidhur me këtë veprim të njohur si Poseidon 2M39 janë ngritur shumë shqetësime, teksa po përparon me ritme të shpejta. Ndërkohë në shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi ministrit të tij të Mbrojtjes Sergei Shoigu një test ushtarak dhe armë të reja për vitin 2021.
Baza ushtarake Poseidon 2M39 mundësohet nga një reaktor bërthamor, i projektuar në mënyrë që të mund të kalojë mbrojtjet bregdetare të detit. Kjo pajisje shkakton valë radioaktive me potencial të lartë. Ndërkohë Christopher A Ford, ndihmës sekretari i shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare tha në nëntor se Poseidon është projektuar për të shkatërruar qytetet bregdetare të SHBA-së dhe kjo me armë radioaktive.
Burimi: unilad.co.uk/Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania