JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rama lë nam! Pyet biznesmenen për partnerin francez, Kumbaro i “tërheq veshin”: Nuk jeton më
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/04/2021 13:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me disa biznesmene të sektorit të bujqësisë. Por tani jemi mësuar me gafat e tij gjatë fushatës dhe një të tillë e bëri edhe sot kur pyeti biznesmenen Elona Ballbani për bashkëshortin nga Franca. Pa u informuar mirë dhe aspak i matur, ai pyeti për francezin por u 'habit' kur mori vesh se ai nuk jetonte më pasi kishte ndërruar jetë nga Covidi. Ishte Kumbaro ajo që i "tërhoqi veshin" Ramës duke i thënë se partneri i Elonës ka ndërruar jetë nga Covid. Rama mbetet i befasuar dhe i kërkon ndjesë, ndërsa vijon dhe e pyet se ku e mori virusin.

BISEDË:

Kumbaro: Kjo është Elona nga Bllabani.

Rama: Elona është kampione. Cfarë thotë ai francezi jot?

Kumbaro: Francezi nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid.

Rama: Ndjesë, ndjesë, nuk e dija. Po ishte këtu?

Gruaja: Në Francë

Rama: Në Francë e mori?

Gruaja: Jo e mori këtu, ndërroi jetë në Francë.

Rama: Ajaj, më vjen shumë keq. Nuk e kam marrë vesh. Tani po e dëgjoj për herë të parë.

Kumbaro: Elona e vazhdon projektin.

Rama: Domethenë do të vazhdosh të rezistosh?

Gruaja: Patjetër.

Rama: Respekte.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?