Në sallën sportive “Boris Trajkovski” të Shkupit po vazhdon imunizimi i qytetarëve të cilët konsiderohen si kategori më e rrezikuar dhe e personave mbi 77 vjeç.
Gjatë ditës së sotme ka nisur edhe imunizimi i pjesëtarëve të Armatës.
Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë Radmilla Shekerinska në rrjetet sociale ka publikuar fotografi nga procesi i imunizimit të ushtarëve. Sipas statistikave të fundit, në vendin tonë kundër Covid-19 janë vaksinuar mbi 12 mijë qytetarë.