Cristiano Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit pak para përfundimit të ndeshjes me Serbinë, ku nuk iu quajt një gol i fundit që do t’i kishte dhënë 3 pikë të vlefshme Portugalisë. Por pas mbarimit të ndeshjes, njê roje e stadiumit mori shiritin e kapitenit dhe u vuri në shitje. Kjo për të ndihmuar një foshnje 6 mujashe që vuan nga atrofia muskulore kurrizore dhe duhen dy milion e gjysmë euro për trajtimin e tij. Fatkeqësisht, familja nuk ka kushte për të mbledhur këto fonde më vete, kështu që ata iu drejtuan publikut të gjerë për ndihmë. Dhe ditën e sotme shiriti u shit në ankand për 64.000 euro. Jovan Simic, themeluesi i bamirësisë ‘Together for Life’ shkroi në Twitter:
Humanitarna aukcija za kapitensku traku K. Ronalda upravo je završena i to sa sjajnom cifrom od 7,5 miliona dinara licitarnom od strane @MozzartBet !❤️🙏🏼
Svaka čast vatrogascu Đorđu i njegovim kolegama, kao i svim divnim ljudima koji su pomagali!
Za Gavrila i dalje 973 na 3030! pic.twitter.com/MF3gBLQqyj
— Jovan Simić (@simke33) April 2, 2021