Erion Veliaj “i bie shkurt”, i jep 12 miliardë gjithë oligarkëve së bashku

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.04.2021, 23:31

Shpesh herë ju kemi paraqitur raste kur Bashkia Tiranë u ka dhënë tendera në shifra mjaft të majme oligarkëve të ndryshëm. Mirëpo këto raste kanë qenë të gjitha të veçanta e të ndara nga njëra-tjetra. Pra për çdo tender fitonte maksimumi një oligark. Mirëpo tashmë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, duket se Erion Veliaj i ka rënë për shkurt “muhabetit” dhe i ka dhënë plot 12 miliardë lekë të vjetra tender disa oligarkëve së bashku.

Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-84067-01-14-2021 që është organizuar nga SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në varësi direkte të Bashkisë Tiranë. Ky tender ka si objekt “Shërbime të integruara dhe furnizim vendosje të pajisjeve elektronike”, me fond limit 999,800,000 lekë të reja pa TVSH. Tani fillon edhe çudia. Në tender kanë marrë pjesë vetëm 2 pjesëmarrës. Një kompani e cila nuk ka ofruar fare vlerë, dhe një grup i madh firmash që kanë ofruar së bashku vlerën prej 989,172,392 lekësh të reja pa TVSH.

Këto firma janë: 1-Eurogjici Security sh.p.k në pronësi të familjarëve të Safet Gjicit, kryetarit të Bashkisë Kukës, 2-”Everest” sh.p.k në pronësi të Çupëve dhe Valterëve, fabrikën e alumineve të të cilëve e vizitoi vetë Veliaj pak ditë më parë. Kjo firmë njihet ndër të tjera edhe si firma që ndërtoi Velierën e famshme të Durrësit që tashmë përmbytet sa herë bien 5 minuta shi. 3-“ Global Security” sh.p.k në pronësi të Fatos Malaj, vëllait të kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj, i njohur gjithashtu edhe si “gardisti i “Grupit të Zjarrit” të 21 Shtatorit. 4-”Elektrosek” sh.p.k në pronesi të Ilir Manes, një firmë që për habi ka “flirtuar” së tepërmi me Laert Durajn e Postës Shqiptare duke fituar thuajse gjithë tenderat ku ka marrë pjesë. 5-”PC Security” në pronësi të Ilir Hoxhallarit, një firmë deri diku e panjohur që nuk kuptohet se përse ka hyrë në këtë mes.

Përveç gjithçkaje sa më sipër, vlera e ofruar prej tyre e cila shkon në rreth 12 miliardë lekë të vjetra me TVSH, është thuajse identike me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 98.93% e tij. Thënë kjo, tenderi duket tepër i dyshimtë dhe nuk është aspak vështirë të kuptohet se Veliaj “i ka bërë qokën” oligarkëve të Rilindjes, mes të cilëve edhe vetë firmat që kanë lidhje me 2 kryebashkiakë rilindas. Ku është SPAK?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit