Fitorja ndaj San Marinos dhe paraqitja në kualifikueset e Botërorit, UEFA evidenton ecurinë pozitive të kuqezinjve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2021, 22:10

Mbrëmjen e kaluar Shqipëria mposhti me rezultatin 0-2 San Marinon në transfertë, por kritikat për paraqitjen e kuqezinjve ishin të shumta, pasi përpjekjet për gol ishin të shumta derisa Manaj zhbllokoi ndeshjen me një gol. Me këtë fitore kuqezinjtë shkojnë në vendin e tretë me 6 pikë, një më pak se Hungaria e tre më pak se Anglia kryesuese e grupit eliminator, megjithatë suksesi në San Marino pati një vlerë tjetër statistikore për Kombëtaren Shqiptare.

Kjo pasi skuadra e drejtuar nga Edy Reja nuk humb në transfertë prej 6 ndeshjesh radhazi dhe për më tepër, në të 6 këto sfida nuk ka pësuar asnjë gol. Humbja e fundit në transfertë për kuqezinjtë, daton më 11 tetor të 2019-ës me rezultatin 1-0 në Turqi, ku u ndëshkuam nga një gol i Tosun në minutën e 90’. Ndërsa kjo ecuri pozitive në transfertë është evidentuar edhe nga UEFA në faqen e saj zyrtare, por 6 këto përballje kanë qenë me kundërshtarë që pozicionohen poshtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.

Gjithçka ka nisur me triumfin 0-4 në transfertën ndaj Moldavisë më 14 tetor të 2019-ës, për të vijuar më pas me suksesin 0-2 në transfertën ndaj Bjellorusisë, dy barazime pa gola në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, si dhe dy fitoret e fundit 0-1 ndaj Andorrës dhe 0-2 ndaj San Marinos. Ndërkohë kujtojmë se më 2 shtator kuqezinjtë e Edi Rejës përballen me Poloninë dhe kërkohet ruajtje e kësaj ecurie edhe për vetë kundërshtarin që përballemi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit