Presidenti i Amerikës, Joe Biden, duket se nuk i paska mirë punët me ngjitjen e shkallëve. Pas incidentit të ndodhur ditë më parë, kur ai u rrëzua tre herë në shkallët e avionit, Biden për pak, ka bërë të njëjtën gjë edhe këtë hërën e fundit. Teksa mbante një valixhe në njërën dorë dhe çadrën në tjetrën, Biden është penguar sërish në shkallët e avionit, por këtë herë e ka mbajtur veten. Ai ka arritur t’i ngjisë shkallët deri në fund dhe më pas ka përshëndetur me dorë.
Këto situata janë komentuar shumë në Amerikë, por edhe në shtete të tjera.