Është dyfishuar rezultati në ndeshjen San Marino- Shqipëri. Kuqezinjtë kanë shënuar për herë të dytë me Uzunin në minutën e 84-t. Ndërkohë ka ardhur edhe vërshëllima e gjyqtarit, cila sinjalizoi mbylljen e sfidës. Me gjashtë pikë pas tre ndeshjeve Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin I. Në sfida e tjera të këtij grupi, Anglia mposhti Poloninë me rezultatin 2-1 duke marrë të vetëm kreun me nëntë pikë të plota ndërsa Hungaria mposhti Andorra në transfertë me rezultatin 4-1.