JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tirana “mbytet” në beton, bashkia harxhon qindra milionë për mirëmbajtjen e pemëve
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30/03/2021 22:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tirana është qyteti i paradokseve të mëdha. Vitet e fundit të gjithë kemi vënë re se si betoni i ka shtrirë kthetrat e veta kudo mbi kryeqytet. Nuk ka ngelur copë toke pa u bërë pallat apo kullë shsumë katëshe. Pra me pak fjalë, Tirana është “mbytur” nga betoni.

E megjithatë si për habi, Bashkia Tiranë hap tender për të mirëmbjatur pemët. Duket disi ironike në një kohë që edhe pemët po na duken në ngjyrë gri, njëlloj si betoni i pafund që gjendet kudo në Tiranë. Më konkretisht, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë, e cila është në varësi direktë të bashkisë, ka hapur një tender me numër reference REF-87564-02-18-2021.

Objekti i tij është “Shpenzime për të tjera materiale dhe shërbime operative (mirëmbajta e pemëve)” dhe ka si fond limit vlerën prej 10,800,000 lekësh të reja pa tvsh. Vihet re se në këtë procedurë prokurimi ka marrë pjesë vetëm një bashkim operatorësh.

Duke mos patur asnjë konkurrent tjetër, natyrisht ky bashkim operatorësh është shpallur fitues. Bëhet fjalë për bashkimin e kompanive “TEA-D” dhe “COGREN” në pronësi respektivisht të Dintar Thanasit dhe Fotina Rondos, të cilët kanë fituar me vlerë të ofruar prej 10,692,000 lekësh të reja pa TVSH.

Shikohet se diferenca mes fondit limit dhe vlerës fituese është vetëm 108.000 lekë të reja pa TVSH ose e shprehur në përqindje, vlera fituese është sa 99% e fondit limit. Mungesa e konkurencës dhe afërsia e vlerës fituese me fondin limit e bëjnë këtë tender mjaft të dyshimtë.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?