Tifozat Kuq e Zi shpërthejnë ndaj UEFA/ Hoqën Baca Adem Jasharin nga koreografia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2021, 18:58

Në ndeshjen me Anglinë, Tifozat Kuq e Zi shpalosën në stadiumin “Air Albania” një koreografi. Që para ndeshjes vetë TKZ zbuloi gjithçka dhe dalloheshin qartë imazhet e Pirros së Epirit, Aleksandrit të Madh, Ded Gjo Lulit, Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Por, imazhi i këtij të fundit u pa vetëm para ndeshjes, pasi njëra pjesë e koreografisë ishte palosur. Adem Jashari nuk mund të shfaqej dhe arsyetimi ka qenë se nuk lejohet nga UEFA. Pas kësaj nuk mund të mungonte edhe reagimi i TKZ. Tifozat Kuq e Zi nuk janë pajtuar me diçka të tillë dhe sot kanë dalë me një komunikatë, ku akuzojnë UEFA.

TKZ:

Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri vs Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me anë të së cilës jo vetëm që donim t’ju jepnim zemër çunave, por edhe të përfaqësonim të gjithë ata shqiptarë që do të donin të ishin në krah të Kombëtares në një kohë kur prezenca fizike nuk ju lejohet.
Me anë të mesazhit “Me sytë dhe zemrën te ju” u treguam djemve se ishim me ta si në çdo ndeshje tjetër. Po ashtu, bashkë me këtë mesazh zgjodhëm të “ulnim” në shkallët e stadiumit pesë heronj të historisë tonë. Por pasi kjo koreografi u shpalos në stadium dhe ne na larguan për arsye sigurie, UEFA kishte nisur inspektimin e koreografisë. Pas kësaj morëm vesh nga ekranet që ata kishin vendosur të hiqnin nga pjesa e koreografisë fotografinë e Bacës Adem, duke e lënë të paplotë koreografinë tonë.
Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar. Nuk e dimë ende se cili është arsyetimi apo konkluzioni që UEFA na ndalon ti shpalosim heronjtë tanë kombëtar. Luftrat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi. Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështu që do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit