JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

500 milionë për mirëmbajtjen e biletave elektronike të siteve kulturore, Mirlinda e AKSHIT i “çmend” të gjithë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24/03/2021 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E keni vënë re se gjithmonë e më tepër kemi përsëritur se me afrimin e fushatës po harxhohen një djall e gjysëm me para kot më kot? Vërtetë që po e gjejmë vetën duke e përsëritur shpesh këtë, por me sa duket AKSHI i Mirlinda Karçanaj nuk do t’ia dijë për asgjë. Themi kështu pasi ka hapur një tender mjaft të çuditshëm. Tenderi ka për objekt "Mirëmbajtja e sistemit dhe pajisjeve mbështetëse të biletave për sitet kulturore – për Ministrinë e Kulturës", dhe ka si numër reference REF-90535-03-19-2021.

Kanë planifikuar të shpenzojnë rreth gjysëm miliardi lekë të vjetra me TVSH për mirmbajtje. Dhe jo mirëmbajtje dosido, por mirëmbajtje të biletave elektronike të siteve kulturore. Mbani mend të keni vizituar ndonjë sit kulturor së fundmi dhe t’ju kenë pajisur me ndonjë biletë elektronike? Nuk të japin as kupon tatimor, e jo më biletë elektronike.

Mirëpo me sa duket, me letra, sistemi qenka bërë dhe tashmë Mirlindës me “çunat” e saj i duhet që ta mirëmbajë. Për këtë nevojiten rreth 500 milionë lekë të vjetra. Si thoni, a do shkojnë vërtetë për mirëmbajtjen e biletave këto para? Mbetet tashmë vetëm të pritet se cila nga firmat do të jetë fatlumja që do fusë paratë në xhep.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?