Blaugrana është zgjedhur nga IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Futbollit, Historisë dhe Statistikave) si klubi më i mirë i dekadës (2011-2020). Çuditërisht, Barcelona tashmë e ka arritur këtë çmim edhe në 2001 dhe 2010, kështu që dominimi i tyre gjatë viteve të fundit është i qartë. Dekada e fundit e Barcelonës është mbresëlënëse për sa i përket trofeve – dy Kupa Botërore Klubesh, dy Liga të Kampionëve, gjashtë tituj LaLiga Santander – por trofetë e fituar nuk janë faktori i vetëm i marrë në konsideratë nga IFFHS, pasi çështje të tilla si numri i ndeshjeve të fituara, golat e shënuar dhe golat e pësuar janë gjithashtu të rëndësishëm. Renditja e IFFHS udhëhiqet nga Barcelona me 2,877 pikë, ndjekur nga Real Madrid, me 95 pikë më pak (2,782) dhe Bayern Munchen (2,594,5). I katërti në tabelë është Paris Saint-Germain dhe në vendin e pestë janë Atletico Madrid. Me fjalë të tjera, ka tre klube spanjolle në pesë të parat. Klubi tjetër spanjoll janë Sevilla në vendin e 13-të.
Burimi:marca. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA