Shoqata Atlantiku i ka kërkuar Presidentit Biden që të ketë drejtësi për të gjithë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2021, 13:38

Shoqata Atlantiku, përmes një letre, i ka kërkuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që të bëhet drejtësi për të gjithë dhe që të ushtrojë ndikimin e tij që të mos lejojë politikën të ndikojë drejtësinë.

Në një letër të dëguar në 22 vjetorin të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, shoqata që bën bashkë pjesëtarët e Brigadës Atlantiku ka sjell në mend intervenimin e NATO-s dhe arsyet që sollën këtë vendim.

“Si sot, para 22 vitesh, më 24 mars 1999, Aleanca Veriatlantike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, filloi fushatën ajrore kundër Jugosllavisë për të ndalur spastrimin etnik të Kosovës. Çdokush në Ballkan ende e mban mend kur ju në vitin 1993 i thatë Millosheviqit fjalët profetike: ‘Mendoj që ti je një kriminel i mallkuar lufte dhe do të duhej të gjykoheshe si i tillë!’ Por, pasi kishte nisur tri luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje, Millosheviqi nisi një tjetër në Kosovë më 1998”, thuhet në letër.

“Atlantiku” po ashtu përmend në këtë letër edhe krimin e padënuar të Serbisë kundër vëllëzërve Bytyçi, tre qytetarë amerikanë të vrarë nga njësitë speciale të Serbinë pas përfundimit të luftës, por edhe rolin e djalit të Presidentit Biden, Beau Biden, që kishte punuar në Kosovë.

“Të frymëzuar nga trimëria e ushtarëve tonë amerikanë dhe të shtrënguar të kryejmë detyrën tonë për të parandaluar gjenocidin në Kosovë, disa dhjetëra shqiptaro-amerikanë iu bashkuam UÇK-së të luftonim krah për krah me NATO-n. Më 9 qershor 1999 Millosheviqi përfundimisht u dorëzua. Kosova ishte e lirë ndërkaq trupat e NATO-s dhe ne marshuam në Prishtinë, kryeqytetetin e Kosovës. Shumica nga ne u kthyem në shtëpitë tona në Amerikë, me disa përjashtime, ndër to tre vëllezërit Bytyqi, të lindur në SHBA, të cilët u kapën nga xhandarmëria serbe pas lufte, u ekzekutuan menjëherë dhe u hodhën në një varr masiv në Petrovo Selo. Deri më sot askush në Serbi nuk është dënuar për këtë krim të shëmtuar kundër tre amerikanëve”, thekson letra.

Po ashtu kjo shoqatë shpreh mirënjohjen e saj, përmes kësaj letre, për djalin e Presidentit Biden, duke theksuar se Kosova në nderim të djalit të Biden i ka vënë edhe emrin një rruge Beau Biden, e cila gjendet në rrugën Ferizaj-Gjilan.

“Që nga çlirimi më 1999 Kosova ka kaluar nëpër tre filtra të drejtësisë ndërkombëtare: UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës dhe EULEX-it. Asnjëri nga ta nuk kanë mundur të gjejnë apo provojnë ndonjë krim serioz nga ana e Kosovës”, thuhet në letër.

“Megjithëkëtë, më 14 dhjetor 2010, Dick Marty, një politikan zviceran dhe punonjës i Këshillit të Europës, përpiloi një raport që pretendon se në Kosovë kishin ndodhur trajtime mizore dhe vrasje të të burgosurve me qëllim të trafikimit të paligjshëm të organeve. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta se këto pretendime ishin të rreme, z. Marty e bëri raportin e tij publik dhe, pa asnjë bazë apo provë, nën trysninë e Rusisë Këshilli i Europës e miratoi raportin. Populli dhe udhëheqësia e Kosovës u vunë para një prove, e përbinë këtë tabletë të re të hidhur dhe treguan gatishmëri të përballen me drejtësinë edhe një herë. Kosova e ndryshoi Kushtetutën e saj dhe Kuvendi i Kosovës formalizoi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në letër dhe shtohet se “edhe pse Dhomat e Specializuara janë gjykatë e Kosovës, u pranua që edhe ato edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të barten jashtë Kosovës, në Hagë. Asnjëri nga gjykatësit, prokurorët dhe as administratorët e gjykatës nuk janë shtetas të Kosovës. Shqiptarët etnikë nuk lejohen të punojnë për gjykatën ndërsa shtetasit e Serbisë mund ta bëjnë këtë”.

Shoqata Atlantiku më tutje në letër shpreh shqetësimin që “pavarësisht faktit që agresorët në Kosovë ishin Serbia dhe Jugosllavia, të cilat kryen krimet më çnjerëzore të para në Europë prej Holokaustit gjatë L2B, të pandehurit e vetëm që janë arrestuar nga Dhomat e Specializuara janë shtetas të Kosovës” dhe kujton se “gjatë luftës së Kosovës u vranë 1024 fëmijë shqiptarë dhe 109 ende janë të pagjetur; 20, 000 gra shqiptare u dhunuan; të gjitha këto krime të bëra nga ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë, dhe megjithatë ende asnjë serb apo pjesëtar nga etnitë tjera nuk është akuzuar nga Gjykata Speciale”.

“Kjo i bën Dhomat e Specializuara gjykatë monoetnike. Dhomat e Specializuara janë bërë të japin verdikt për pretendimet në Raportin e Martyt, por as ato dhe as Zyra e Prokurorit Special nuk janë duke përmbushur funksionet me të cilat i ka ngarkuar Kuvendi i Kosovës”, konkludon letra e Shoqatës Atlantiku.

Letra vazhdon me krahasimin që presidenti Biden i kishte bërë presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me atë të SHBA-së Xhorxh Washingtonin, duke thënë se Hashim Thaçi është Xhorxh Washingtoni i Kosovës.

“Z. President, ju para disa vitesh e keni quajtur Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.” Sot Thaçi është në një qeli në Hagë bashkë me katër shqiptarë tjerë të cilët rrezikuan jetët e tyre duke luftuar tiraninë jugosllave dhe okupimin e Kosovës. Sot është e pamundur të paramendohet që dikush do të guxonte të akuzonte apo burgoste Xhorxh Uashingtonin pse ai luftoi për lirinë dhe pavarësinë e SHBA-së”, u shkrua në letër.

“Atlantiku” përmes kësaj letre pretendon se të gjitha krimet duhet të zbardhen pa marrë parasysh etninë, mirëpo si duket Dhomat e Specializuara nuk po duket se po kërkojnë drejtësi por rishikim të historisë.

Përmes kësaj letre u kërkua vëmendja e SHBA-së për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe zhvendosjen e Dhoma të Specializuara nga Haga në Kosovë.

“Ne natyrisht besojmë që të gjitha krimet duhet të zbardhen dhe të gjitha viktimat, pa marrë parasysh etninë, duhet të gjejnë drejtësi. Sidoqoftë, duket se Dhomat e Specializuara nuk janë duke kërkuar drejtësi por rishkrim të historisë. Për më tepër, ka indikacione që tregojnë se disa vende të BE-së janë duke përdoruar Gjykatën Speciale për të minuar interesat e Kosovës dhe SHBA-së. Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë”, thuhet në letër dhe shtohet se “Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë”.

Letra përfundon me një nga thëniet e Martin Luter King Jr, e cila thotë: “Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo”, dhe vazhdon duke pohuar se Kosova është një storie suksesi ku shumica shqiptare i trajton minoritetet, serbët në veçanti më mirë se çdokush tjetër në Europë.

Në letër përmendet se Kosova është gjithmonë falënderuese ndaj SHBA-së, për ndihmën dhe mbështetjen, duke theksuar se Kosova shpresat i mban në SHBA-në.

“Dr. Martin Luter King Jr. thotë shumë mirë: “Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo.” Askush nuk ka demonstruar më fuqishëm punën për drejtësi më shumë se ju vetë, z. President. Ne jemi duke ju drejtuar t’ ju lusim që ju dhe SHBA-ja të angazhoheni edhe një herë për drejtësi në Kosovë dhe Ballkan”.

“Kosova është një storje suksesi ku shumica shqiptare trajton minoritetet, veçanërisht serbët, më mirë se çdo shtet në Europë. Kosova ende ballafaqohet me sfida por ballëlartë ajo po marshon drejt një të ardhme më të mirë. Kosova u është përgjithmonë falënderues edhe ju edhe Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen”.

“President, ju faleminderit paraprakisht ndërkaq që vendosim zemrat dhe shpresat tona në ju. Zoti u bekoftë ju dhe popullin amerikan”, përfundon letra.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit