Portieri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Arijanet Muric, është përjashtuar nga kampi i ekipit, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare.
Në këtë kumtesë thuhet se arsyet e largimit të Muricit nga kampi i ekipit janë diciplinore.
“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, thuhet në njoftim.
Edhe pse Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka dhënë asnjë sqarim se për çfarë arsye disiplinore është përjashtuar Aro Muric nga kombëtarja, burimet brenda Kombëtares thonë se kjo ka ardhur si rezultat i një përleshje në mes Aro Muricit dhe Edon Zhegrovës.