Çështja e detit në emisionin “Pa Maska”/ Aulon Kalaja: Ka një hero Greqia, ai është Edi Rama

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.03.2021, 23:35

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin e radhës në "Pa Maska" ndër të tjera u fol në lidhje me partinë PDIU, ku i ftuar ishte vetë kryetari i saj Shpëtim Idrizi. Kauzat që mbron kjo parti lidhen kryesisht me interesat kombëtare dhe veçanërisht me minoritetin çam. Githashtu gjatë diskutimit, në pah doli edhe çështja e detit me Greqinë, aq shumë e përfolur këto kohë. Për këtë, përmes një lidhjeje direkte foli edhe aktivisti Aulon Kalaja, i cili bashkë me Shpëtim Idrizin kanë qenë nga zërat e parë që kanë kundërshtuar marrëveshjen e detit me Greqinë që në vitin 2018 dhe kanë kërkuar që çdo gjë të bëhej transparente duke zvhvilluar 17 protesta në të gjithë Shqipërinë. Kalaja tha se Rama shihet si hero në Greqi dhe se për të po flitet shumë mirë tani.

Pjesë nga fjala e Kalasë:

Më lejoni të bëj një sqarim. Kur jemi ngritur kundër marrëveshjes së detit me Greqinë në vitin 2018, nuk është se kemi qenë kundër një marrëveshjeje me Greqinë, por kemi qenë për një marrëveshje të ndershme, me reciprocitet, jo me politikën e kërbaçit dhe të shantazhit, por që Shqipëria të përfaqësohej denjësisht. Jo me spiunë në grupin e negociatorëve ashtu siç u bë dhe jo me kompasin dhe hartat e Edi Ramës. Prandaj ne ngritëm zërin lart për ta kundërshtuar këtë marrëveshje duke bërë 17 protesta në të gjithë Shqipërinë. Ne kërkuam që të ndaleshin këto negociata dhe kërkuam transparencë mbi të gjitha, sepse nuk dinim asgjë se si po bëheshin. Të kthehemi konkretisht se çfarë po ndodh tani. Konjuktura ka ndryshuar. Edi Rama që na tha se Greqia do të hiqte ligjin e luftës dhe është fshehur. Konfliktin mes Turqisë dhe Greqisë do ta zgjidhte një njeri mediokër, i cili nuk ka asnjë lloj raporti me të vërtetën, merrte përsipër për të bërë negociatorin dhe kishte një prani të rënduar në Greqi që po e bënte për axhendë personale. Dhe tani ne shkojmë totalisht të papërgatitur në Hagë. Prania e PDIU-së është ekzistenciale për të mbajtur balancat patriotike. T'ju them diçka, se unë e lexoj me vëmendje të madhe median greke. Ka një hero Greqia tani. E dini se kush është? Po flitet shumë mirë për Edi Ramën.

Ndiqni videon në minutën 1:29:15- 1:33:20

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit