Edi Reja, trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për Eliminatoret e Botërorit Katar “2022”. Kuqezinjtë do të luajnë me Andorën, Anglinë dhe San Marinon.
Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj. Në listë shihet mungesa e Armando Sadikut.