Tyson Fury dhe Anthony Joshua nënshkruajnë marrëveshjen! Përballen për të unifikuar titujt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.03.2021, 21:06

Pas muajsh negociatash të mundimshme midis promovuesve garues dhe kampionëve rivalë, më në fund është nënshkruar kontrata për një marrëveshje me dy luftime midis Tyson Fury dhe Anthony Joshua për të unifikuar titujt e peshave të rënda. Dy kampionët e peshave të rënda në boks do të përballen në muajin qershor, për të përcaktuar kampionin e peshave të unifikuara në boks për herë të parë që nga viti 1999, atëherë kur ishte shpallur Lennox Lewis.

Ndeshja historik me shumë gjasë do të mbahet në Lindjen e Mesme, me Arabinë Saudite që është në pozitë ideale që të jetë nikoqir. Siç kishte raportuar më parë ESPN, kontrata kërkon një ndarje 50-50 në ndeshjen e parë dhe 60-40 në ndeshjen e revanshit, me fituesin që merr pjesën më të lartë. Plani është që të dy luftimet të zhvillohen në 2021 – e para në qershor ose korrik dhe revanshi ideal në nëntor ose dhjetor.

Lajmi për marrëveshjen vjen vetëm disa ditë pasi Fury shprehu zhgënjimin me negociatat që filluan në janar. Ai gjithashtu pranoi që pasiviteti i tij ishte një shqetësim që nuk kishte luftuar për më shumë se një vit që nga fitorja e tij ndaj Deontay Wilder. Fury duhej të përballej me amerikanin për herë të tretë vitin e kaluar, por lufta u vonua vazhdimisht dhe u braktis përfundimisht. Ndërkohë Joshua, u kthye në ring dhjetorin e kaluar kur ndaloi sfiduesin e detyrueshëm Kubrat Pulev në raundin e nëntë. Rripat e tij WBO, WBA dhe IBF do të jenë në ring këtë verë së bashku me rripin l WBC të Furyt. Fituesit do t’i kërkohet të luftojë me fituesin tjetër nga dueli mes Joe Joyce e Oleksandr Usyk ose, ka shumë të ngjarë, të heqë dorë nga titulli WBO.

Burimi:abcnews. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit