Ditën e djeshme, portugezi 36-vjeçar Cristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit. Trigolëshi i tij ndaj Cagliarit e ka ngjitur yllin e Juventusit në shifrën e 770 golave në ndeshjet zyrtare, duke parakaluar legjendën Pele (767 gola). Por braziliani i famshëm nuk ka vonuar të urojë 36-vjeçarin me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Cristiano, jeta është një fluturim i vetëm, çdokush bën rrugëtimin e tij. Të admiroj shumë, më pëlqen të të shoh duke luajtur, nuk është sekret një gjë e tillë. Urime që mposhte rekordin tim të golave në ndeshje zyrtare. Keqardhja ime e vetme është që nuk jam në gjendje t’iu përqafoj sonte. Po postoj këtë foto për ty, me shumë dashuri, si simbol i një miqësie që ekziston prej vitesh.
Ndërkohë nuk ka munguar dhe përgjigja e CR7 i cili tregon se edhe ai si shumë futbollistë të tjerë është rritur me historitë e golave dhe arritjeve e fitoreve të Pele.
Fjalët e para shkojnë për Pele: nuk ka futbollist që nuk është rritur me historitë e golave, arritjeve dhe fitoreve të Pele, unë nuk bëj përjashtim. Ky është shkaku pse jam i mbushur me gëzim dhe krenari. S’e kisha ëndërruar kurrë që do e thyeja këtë rekord.