Juventus arriti të fitonte 3-2 përballë Portos, por kjo fitore nuk i mjaftoi bardhezinjve të Andrea Pirlos për të vijuar më tej në Champions League. Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 2-1, ndërsa kjo e sotmja ishte ishte me të vërtetë e "çmendur". Porto fitoi një penallti në minutën e 19-të dhe zhbllokoi sfidën dhe me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me Kiezën, i cili shënoi dy herë duke përmbysur rezultatin, fillimisht në minutën e 49’ dhe pastaj në minutën e 63’.
Porto luajti me 10 lojtarë nga minuta e 54′, kur Taremi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të linte fushën. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe u deshën minutat shtesë për të përcaktuar fituesin. Ishte përsëri Oliveira, i cili në minutën e 115-të realizoi një “perlë” nga goditja e dënimit. Bardhezinjtë shënuan sërish pas 2 minutave , por kjo nuk mjaftoi, pasi në raundin tjetër në Champions kalon Porto.