Disa çaste më parë është regjistruar një aksident tragjik në Kodër-Kashar ku kanë ndërruar jetë 3 persona. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasit me iniciale L.S, I.S dhe D.D. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 27 vjeçari me iniciale Z.M ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.