I ftuar në emisionin e radhës në "Pa Maska" mjeku Gëzim Boçari ka prezantuar kurën shqiptare anti-Covid që ai bashkë me disa kolegë të tij ka gjetur. Sipas mjekut, kjo kurë merret lehtësisht në shtëpi dhe avantazhi i saj është pikërisht fakti se mund të ndihmojë në uljen e numrit të pacientëve në spitale.
Ai tha:
Duhen bërë tampone, por duhet ndryshuar politika. Ne izolojmë të gjithë popullatën. Bëhet testimi, dole pozitiv, duhet izoluar ky që është pozitiv dhe ai duhet mjekuar mundësisht në shtëpi. Me mjekimin tonë mjekohet lehtësisht çdo njeri në shtëpi dhe ai s'ka nevojë pastaj të shkojë për ndihmë spitalore. Kjo do të zbrazë menjëherë spitalet. Në reanimacion do të pakësohet shumë numri. Duhet të izolohet i sëmuri, jo gjithë popullata. Këto janë politikat. Dhe këto politika duhet të diskutohen midis specialistëve, jo të vendosi politika, politikani. Si mund të vendosë Edi Rama për këtë punë?
Ndiqni video më poshtë, due filluar nga minuta 25:35- 26:30.