Gjatë ditës së sotme Atdheu iu bashkuar emisionit përmes një lidhje skype. Prej disa ditësh ai ka munguar pasi është i infektuar me Covid-19 dhe nuk ka mundur të jetë fizikisht në studio. Por Atdheu tregoi se gjatë mungesës së tij gjërat me Sarën ishin ftohur pasi kishin kuptuar se ishin dhe tipa të kundërt. E sikur të mos mjaftonte kjo Atdheu tha se mes Sarës dhe Rinianit ka ndodhur një puthje në prapaskenë. Ai i kërkoi llogari Rinianit për faktin që s’i kishte treguar për atë që kishte ndodhur mes tyre. Ndërohë që Sara e mohonte puthjen, Riniani pohoi se një puthje kishte ndodhur, ndaj Sara u detyrua të thoshte se kishte ndodhur ‘padashje’.
Debati:
Sara: Ne kemi qenë duke ikur, un u takova me Rinianin dhe siç ndodh, njeri ngatërrohet, është thjesht një cekje buze, kaq. Nuk e di pse iu dha kaq rëndësi
Riniani: Nuk është korrekte të thuhet që jam puthur me Sarën. Unë dola, ishte Jasmina, Sara dhe një person tjetër. Jasmina tha po ikim dhe më përshëndeti në faqe, të njëjtën gjë bëri dhe Sara, më puthi në faqe dhe në fraksion sekondi më dha atë puthjen, i thash avash moj vajzë, këto gjëra bëji sipër. Ajo më përshëndeti dhe përveç faqes, më dha një puthje të shpejtë në buzë
Sara: O Zot ça bëjnë njerëzit për show
Riniani: Atdheun e kuptoj se ai mund të ketë pritur një mesazh për këtë që ka ndodhur, prej raportit tonë. Sara, atë gjest pse e bëre?
Sara: Çfarë gjesti? Unë nuk mendoj se ka ndodhur gjë
Riniani: O Jasmina fol, se ke qenë edhe ti aty
Jasmina: Unë them që ta çojmë Sarën për aktore