Grushta e shkelma/ Burri dhunon gruan se nuk pranonte s*ks anal

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.03.2021, 19:00

Një burrë i moshës 36 vjeç u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje, një dhunë e cila ka shpërthyer pas kërkesës së tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Shtetasi me iniciale R.S sipas një burimi policor të gazetës “Si” përfundoi në komisariatin numër katër, pasi partnerja e tij 28-vjeçare këmbënguli se u dhunua fizikisht nga partneri. Sipas policisë, çifti është martuar katër vite më parë përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte të rënda gjatë martesës.

E reja i ka thënë policisë se:

Bëmë fjalë atë natë për një arsye komplet idiote, pasi ai donte të kryente marrëdhënie në një formë tjetër, anale. Nuk pranova të kryej marrëdhënie në atë formë dhe më pas ai filloi të më shajë nga familja, nga nëna, babai, vëllai. Pas kësaj im shoq më goditi me grushte duke më thënë fjalë të pista që nuk i them dot para jush. Ky debat për të kryer marrëdhënie në një formë tjetër është ndezur dhe një herë tjetër, aq shumë sa në atë rast kur sërish nuk pranova të kryerja marrëdhënie siç kërkonte, më kërcënoi duke më thënë merr rrobat dhe ik nga shtëpia ec ku të duash më tha.

Ndërkohë, policia shton për gazetën “Si” se dëshmitare gjatë dhunës fizike ka qenë edhe vajza e çiftit e moshës dy vjeç. Ndër të tjera, e reja u shpreh se njoftoi prindërit e saj për ngjarjen në fjalë dhe i kërkuan që të shkonte në polici. Policia ka firmosur shkresën për ekspertim fizik të denoncueses për ta plotësuar dosjen me prova e për të vërtetuar se ka shenja të dhunës fizike, ndërsa shtoi se thirri në komisariat edhe shtetasin R. S, nga Tirana, i punësuar në një biznes privat, por ai ka kundërshtuar me forcë detajet e intimitetit me bashkëshorten duke këmbëngulur se asnjëherë nuk ka kërkuar marrëdhënie ndryshe.

Më konkretisht, ai është shprehur se:

Jemi grindur për gjëra të vogla, siç mund të keni konflikte edhe ju në familjet tuaja. Ime shoqe më njoftoi se e kishte ndarë mendjen dhe se për ditëlindjen do ikte tek e ëma. Natyrisht që u shqetësova pasi vendimet duhet t’i marrim së bashku, aq më tepër që ditëlindjen duhet ta festonim së bashku. Nuk e kam goditur asnjëherë gruan, kam konflikte si çdo çift, por prej disa muajsh vërej një përçarje me bashkëshorten, pasi ajo vepron si i thotë koka dhe pa më pyetur.

Policia njofton se pavarësisht këtij pretendimi, bazuar në denoncimin e gruas, ka nisur hetimet ndaj bashkëshortit për dhunë në familje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit