SPAK heton çetën e hajdutëve të LSI në bujqësi/ Meta-Monika vodhën paratë e luftës kundër karkalecave të arave me Vojo Bregun

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.03.2021, 18:30

Ministria e Bujqësisë, qendra e pazareve dhe vjedhjeve të Metës dhe Monikës deri në 2017, ndanë paratë e tenderave me vlerë sa dyfishi i tregut, tokat bujqësiore u dhanë për Eskobarin e Ballkanit Klement Balili dhe shokun e Metës nga Bangladeshi Muhammad Obaidul Karim, i dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion. Paratë janë ndarë me Agim Rametën. A do rrëfehet biznesmeni për SPAK? Aferat më të zeza në Shqipëri mbajnë emrin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët drejtojnë bandën më të organizuar të hajdutëve të pasurive dhe parave publike në Ballkan.

Sipas pamfleti çifti Meta-Monika kanë bërë kërdinë, duke vjedhur me tendera edhe në Ministrinë e Bujqësisë, të cilën e kanë përdorur gjithashtu edhe për t’u dhënë toka bujqësore Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili, sot në burg, si dhe Muhammad Obaidul Karim, i dënuar me burgim të përjetshëm në Bangladesh për korrupsion dhe pastrim parash. Për të organizuar vjedhjet në Ministrinë e Bujqësisë, Meta dhe Monika kishin caktuar Vojo Bregun, në rolin e sekretarit të përgjithshëm. Bregu në fakt ishte edhe ministri real i bujqësisë, edhe pse në letra ishte Edmond Panariti. Bregu, ashtu si shumë ushtarë të tjerë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, po hetohet sot nga SPAK për vjedhje me tendera në Ministrinë e Bujqësisë, deri në 2017, kur Rama e përzuri LSI-në nga qeveria.

Mes vjedhjeve masive, Meta dhe Monika, me anë të Bregut, kanë përlarë edhe paratë e akorduara për të luftuar parazitët dhe karkalecat në ara. Tenderat për luftën ndaj karkalecave me vlerë miliona euro u janë dhënë dy kompanive klienteliste, pa shpallje, me negocim paraprak, pra me pazar në tavolinë, si dhe pa plotësuar kriteret bazë, që nga eksperienca në këtë fushë, pa bilance financiare, mungesë punonjësish, detyrime ndaj shtetit etj. Të gjitha tenderat i ka marrë Agim Rameta, përmes kompanisë ARLI INTERNATIONAL dhe një famaci bujqësore, me emrin Genap Group, e lidhur me Agim Rametën. Farmacia është e Roland Sinos, me aksioner kryesor, si dhe e Gramoz Sejati, Foti Lufo.

Tashmë laku është ngushtuar dhe SPAK e ka shumë të thjeshtë për të ndjekur rrugën e parave të vjedhura. Të pyesë Agim Rametën dhe Vojo Bregun, i cili rrezikon disa vite burg dhe damkën e përjetshme si hajdut i LSI-së, nëse nuk bashkëpunon me SPAK për të treguar se sa nga paratë e vjedhura kanë shkuar për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. E rëndësishme është edhe dëshmia e biznesmenit Agim Rameta, se si hyri në këtë histori, lidhjet e tij me Panaritin etj., për të cilin do japim detaje në vijim. Kaq për sot.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit