Pandemia të bën edhe deputet/ Ku vlen më shumë Najada Çomo, në spital apo në kuvend?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.03.2021, 17:56

Pandemia të bën edhe deputet. Ky është rasti i shefes së Infektivit, Najada çomo e cila u shpërblye nga kryeministri Edi Rama me përfshirjen e saj në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste në Tiranë. Vlen të thuhet se Rama e prezantoi publikisht Çomon ditën e sotme, kur mjeku Tritan Kalo dha dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me akuza ndaj politikës për përdorim të bluzave të bardha.

Nga Manjola Bregasi

Kandidimi i shefes së infektivit Najada Çomo në listat e Partisë Socialiste ishte lajmi surprizë i këtyre ditëve, ku në fakt surprizë po tingëllon e gjithë fushata, në të cilën më shumë se sa me grintë dhe ambicie qeverisëse, forcat politike po garojnë me videoklipe populiste të denja për çdo shoë girl a show man. Dhe brenda kësaj surprize, ajo e doktoreshës duket më e bukura, të paktën vizualisht. Një profesioniste, mjeke, pedagoge me një përvojë të gjatë në fushën e saj, shihet në listën e kandidatëve. Dhe sigurisht në parlamentin e “kërpëratave” dhe “të kaçurelsave që pinin më shumë uiski se ujë”, mjekja Çomo do dukej patjetër një gjetje pikante. Edhe në listën e re të Ramës (të paktën në çfarë flitet deri më tani), personalisht emrin e doktoreshës do e preferoja mbi emrat e opozitës së re të kuvendit, që pasi tradhtuan partitë nga erdhën, u mbështollën nën strehën e rilindjes.

Rastësisht ose jo, brenda një dite doktoreshë Najada ja doli të merrte më shumë vëmendje se rripi i sigurimit të Lulzim Bashës apo se kërcimi modern i Elisa Spiropalit. Kandidimi i doktoreshës që nuk i tha jo ofertës së kryeministrit mbushi shumë shpejt rrjetet sociale, me meme, kritika a pëlqime, secili sipas këndvështrimit të vet. E ndërsa pandemia vuri në dukje imazhin e saj për shkak të pozicionit që mbante ne spital, ajo që mbetet e paqartë është nëse Rama shfrytëzoi emrin e doktoreshës si bonus për partinë në zgjedhje, apo preferencat partiake të saj kanë qenë aty edhe kur kryente detyrën e shefes së pavijonit, apo edhe kur opozita akuzonte për një menaxhim jo të mirë të situatës Covid?

A është doktoreshë Najada një emër që vlen të lakohet në listën e PS? Sigurisht për momentin po, edhe për faktin se është ndër të paktat prurje të reja, të bëra deri tani publike. Por nëse Najada Çomo vlen më shumë në spital apo në kuvend mbetet për t’u parë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit