Një nga premtimet më të shpeshta që Rama ka bërë në fushatat elektorale që nga 2009, 2013 dhe 2017, ka qenë pikërisht furnizimi me energji elektrike dhe ujë. Ndërkohë jemi në vitin 2021 dhe akoma këto premtime vijojnë të jenë refren i takimeve elektorale. E tillë paraqitet situata në Lezhë, gjatë një takimi që Rama pati me administratorët e bujtinave. Njëri prej tyre i kujtoi Ramës se ende kanë probleme me dirtat, ndërsa Rama iu përgjigj se aty nuk është investuar që në kohën e elektrifikimit dhe e përcolli këtë kërkesë thjesht duke i thënë qytetarit që të bëjë durim.
Rama tha: