“Avioni u ul pa prekur pistën”/ Piloti: Tallja më e madhe e palaçove në prag të fushatës!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2021, 14:00

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ndodhej në pistën e aeroportit në ndërtim të Kukësit duke shpalosur propagandën e saj dhe të Rilindjes. Balluku dha 'lajmin e madh' se aty u ul një avion pa prekur pistën, pra avioni u ul në ajër. Kjo sipas ministres Balluku, ndodhi sepse po bëhen prova, ndërkohë që pista është ende në ndërtim. Por ish-piloti dhe shef i operacioneve të fluturimit në AAC Dritan Goxhaj nuk ndan të njëjtin mendim me ministren. Goxhaj në një postim në rrjetet sociale tregon se nuk ekziston koncepti i provave pa u ulur avioni në pistë dhe se avioni që paraqiti ministrja, është me përmasa shumë të vogla për t’u konsideruar si një provë.

Ja shpjegimi i detajuar i tij:

Balluku organizon një fluturim të një avioni privat me max 4 pasagjerë në bord mbi aerodromin e Kukësit, duke e reklamuar atë: Patëm një test të suksesshëm, e rëndësishme kjo. Ditë e shënuar për ne dhe tani kemi hyrë në rrugën drejt fundit, pra drejt dorëzimit të aeroportit. Duhet thënë, që kemi pasur erë të fortë sot në Kukës gjatë gjithë kohës dhe praktikisht përveç testit që kemi bërë për uljen emergjente nga ana tjetër kemi parë edhe funksionimin e rrymave në këtë territor pra me një fluturim të vërtetë, jo thjesht nga studimet që kemi deri tani”. Kjo është tallja më e madhe që mund të bënin këta palaço në prag të fushatës elektorale.Sajimi i një fluturimi të tillë dhe paraqitja e tij si një test që bëhet për aerodromin është totalisht një farsë dhe një mashtrim klasik. Testimet e aerodromeve bëhen atëherë kur ata kanë mbaruar së ndërtuari dhe pista është e gatshme për ulje. Në aeroportin e Kukësit një avion i tillë që u përdor sot asnjëherë nuk mund të llogaritet si test për këtë kategori aerodromi, për disa arsye që po i rendis më poshtë, në mënyrë që shqiptarët ndoshta e kuptojnë që Rama e Balluku po tallin menderen me ta.

Ekzistojnë dy mënyra të kategorizimit të aeroporteve

1. Njëra është të përcaktohet së çfar madhësie të aeroplanit është projektuar të mbajë dhe trajtojë aeroporti.

2. Mënyra tjetër e kategorizimit të një aeroporti është përcaktimi se sa i lehtë apo i vështirë është aeroporti për të fluturuar gjatë uljes ose ngritjes në të.

Aeroportet ndahen në të lehtë dhe të vështirë për t’u ulur. I lehtë është një aeroport që nuk është i rrethuar nga male dhe ulja dhe procedurat e uljes janë të lehta, ndërsa i vështirë është një aeroport si tipi i aeroportit të Insbrukut në Austri, të cilit i përngjet edhe aeroporti i Kukësit. Ҫështja kryesore me aeroportin e Kukësit është vendndodhja e tij në një luginë të ngushtë, njëjtë siç është edhe aeroporti i Insbrukut. Aeroporti i Kukësit është mjaft sfidues edhe gjatë motit të mirë dhe me avionin e duhur. Kukësi është objekt i turbolencave, motit të dobët e herë pas here me mjegull dhe borë, ashtu siç është edhe aeroporti i Insbrukut. Edhe videoja që tregoi sot vet Balluku tregoi se këto turbolenca dhe erëra të forta ekzistojnë. Dhe përshkak të këtyre vështirësive në ulje dhe ngritje që imponon terreni përreth aeroportit, ai është përcaktuar si aeroport i Kategorisë C. Për dijeni të lexuesit Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) i ndan aeroportet sipas vështirësisë së përdorimit të tyre në këto kategori: A, B dhe C.

Dhe po siaps ICAO-s : Aeroportet e kategorisë C kërkojnë tajnim specifik të ekuipazhit dhe pilotëve pasi ato kanë qasje të pazkontë dhe shpesh mahnitëse. Pilotët mund të duhet të marrin në konsideratë kushtet e motit dhe performancën e avionit dhe kërkohet që të kenë kaluar kurse trajnimi specifike dhe të specializuara. Të sajosh një fluturim të tillë me një avion privat të vogël i cili mund të ulet dhe ngrihet nga çfardo aeroporti pamvarësisht kategorizimit të tij dhe ku pilotit nuk i kërkohet të ketë trajnim special pikërisht përshkak të tipit të avionit, është një farsë dhe tallje. Paasi ai avion nuk mund të testojë asgjë, dhe në realitet nuk u bë kurrfarë testimi por thjesht një fluturim në lartësi të ulët sa për të gënjyer si para fushate shqiptarët, se po punojnë dhe për të tërhequr vëmendjen nga gënjeshtrat e Ramës. Në rast se Balluku do dhe ka dëshirë vërtët të simulojë një test afrimi në këtë aeroport, atëherë i sugjeroj që le të bëjë një test të tillë me një avion komercial pasagjerësh të tipit A320, që i posedon Air Albania. Me ata që ka premtuar se do fillojë fluturimet drejt Londrës nga Kukësi. E mos të na shesi përralla për fëmijë.

Por kulmin gjith videoloja e Ballukut me porosi të Ramës, e ka kur i drejtohet drejtorit të aeroportit: Ne të dy i përkasim fushës së aviacionit. Dakort drejtori se ka mbaruar shkollën e aviacionit, por Balluku pretendon se i përket fushës ngaqë ka qënë disa vite drejtuese në një institucion që i përket fushës së aviacionit, por që nuk ka mbaruar asnjë shkollë aviacioni ose kurse përkatëse specializimi në këtë fushë. Referuar ministres, mjafton të vesh menderen në një karrige të një institucioni të një fushe të caktuar dhe hop bëhesh me mend e i përket fushës. Gjithsesi me këtë shprehje na konfirmojë atë që dyshonim se në sektin e “Rilindjes” mendtë vijnë nga menderja.

Ps: Mos harroni të votoni.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit