Studim i ri: Rreziku i vdekjes nga Covid, 10 herë më i lartë në vendet me popullsi mbipeshë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2021, 13:29

Rreziku i vdekjes nga Covid-19 është rreth 10 herë më i lartë në vendet ku shumica e popullsisë është mbipeshë, sipas një raporti të lëshuar të Mërkurën nga Forumi Botëror i Obezitetit. Studiuesit zbuluan se deri në fund të vitit 2020, nivelet globale të vdekjeve nga Covid-19 ishin më shumë se 10 herë më të larta në vendet ku më shumë se gjysma e të rriturve janë mbipeshë, krahasuar me vendet ku më pak se gjysma janë mbipeshë. Ekipi shqyrtoi të dhënat e vdekshmërisë nga Universiteti Johns Hopkins (JHU) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe zbuloi se nga 2.5 milion vdekje Covid-19 të raportuara deri në fund të Shkurtit, 2.2 milion ishin në vendet ku më shumë se gjysma e popullsisë është mbipeshë .

Në një analizë të të dhënave dhe studimeve nga më shumë se 160 vende, studiuesit zbuluan se nivelet e vdekshmërisë Covid-19 u rritën së bashku me prevalencën e mbipeshes së vendeve. Ata vërejnë se lidhja vazhdoi edhe pas përshtatjes për moshën dhe pasurinë kombëtare. Raporti zbuloi se çdo vend ku më pak se 40% e popullsisë ishte mbipeshë kishte një normë të ulët vdekjeje nga Covid-19 prej jo më shumë se 10 persona në 100,000. Por në vendet ku më shumë se 50% e popullsisë ishte mbipeshë, shkalla e vdekjes Covid-19 ishte shumë më e lartë – më shumë se 100 për 100,000. Studiuesit thonë se mbipesha mund të përkeqësojë edhe çështje të tjera shëndetësore dhe infeksione virale, si H1N1, gripi dhe sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme. Forumi Botëror i Obezitetit sugjeron përparësinë e atyre që jetojnë me mbipesha për testimin dhe vaksinimin e Covid-19.

Një popullsi mbipeshë është një popullsi jo e shëndetshme dhe një pandemi që pret të ndodhë.

Burimi:cnn Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit