Ditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët në Bruksel, Rama iu përgjigj pyetjeve të komisionerëve të jashtëm. Zyrtarët, Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë dhe Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin kërkuan që Shqipëria të zbatojë rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, duke vënë theksin tek akuzat e shumta për blerje votash në vendin tonë.
Rama u përgjigj duke thënë: Pse kujtoni se nuk heton SPAK? 20 persona janë nën hetim për këtë akuzë.
Ai deklaroi:
Ndërsa në përgjimet e BILD rreth një vit më parë, një numër i madh zyrtarësh të PS, deputetë e ministra u përfshinë në regjistrime vokale mbi shit-blerjen e votave dhe futjen në “lojë” të çunave problematike, ndërsa SPAK nuk çoi asnjë për hetim.