Rama u ankohet europianëve: Na latë jashtë, ne jemi pjesë e BE, shqiptarët u tronditën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.03.2021, 15:33

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me Ministrin për punët e jashtme të BE-së, Josef Borell dhe komisionerit për zgjerim të BE-së Oliver Varheley, nuk i kurseu pakënaqësitë, por edhe kritikat për lënien jashtë të Shqipërisë nga procesi i vaksinave anti-covid, ndërsa theksoi se populli shqiptar mbeti i tronditur.

Më konkretisht, Rama është shprehur se:

Faleminderit shumë, zoti Borell Varheley, të gjithëve këtu, që na ofruan një mikpritje në këtë kohë të çuditshme. Së pari ju them se ne vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga Komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjan në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë, pasi siç e dini ne nuk jetojmë në kufi me BE, por jetojmë brenda kufirit të BE. Duke pasur të sëmurët tanë e ndjen që ne nuk kishim vaksinat në të njëjtën kohë si të tjerë. Ne e dimë siç janë gjërat, sot ka 140 vende që nuk kanë nisur vaksinimin, sot ka 10 vende që prodhojnë. Jam i lumtur qe të shpallë bashkë me ju se COVAX të shpërndajë dozat e para, jemi shumë të lumtur që të marrim dozat e para të AstraZeneca. Jam shumë lumtur të dëgjoj nga ju këtu se Shqipëria ka bërë gjithçka çfarë duhet për të çelur këtë komision. Ne jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë komisionin, komisioni është mekanizmi më i lartë. Së fundmi në radhë por jo për nga rëndësia, shpresoj shumë fortë për planin e ndërtimit në Ballkan të premtuar nga Varheley vitin e kaluar të vihet në zbatim. Siç ju thash dhe më para ne nuk i bëjmë këto reforma se na i kërkoni ju, këto reforma janë ajo çka u detyrohemi fëmijëve tanë, doja të thoja që BE është një mallkim për njerëzit tanë. Është një dhimbje me të cilën duhet të merremi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit