KMDLNJ: Lajçak do të duhej të pritej me protesta të fuqishme e të refuzohej takimi me të nga liderët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.03.2021, 13:46

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke komentuar vizitën e paralajmëruar të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak në Prishtinë vlerëson se pasi ai nuk ka kërkuar falje për siç e kanë quajtur “lojën me harta”, ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë “veprimi më i butë që do të duhej ta bënin politikanët kosovarë është që të refuzonin çdo takim me te derisa të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga ai veprim”.

Ky këshill konsideron se me Lajçakun nuk do të duhej të takoheshin as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave.

“Gjithashtu, në çdo vend ku ka vetëdije të lartë shtetformuese, njerëzore, politike dhe kombëtare, Mirosllav Lajçak do të pritej me protesta të fuqishme, në çdo vend ku ka planifikuar takime. Duke e injoruar realitetin e krijuar në Kosovë të cilin, Lajçaku po bënë përpjekje ta deformojë skajshmërisht, po krijon një presedan të rrezikshëm dhe dekurajues për ndërtim të paqes së qëndrueshme në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe Kosova i ka kaluar të gjitha tmerret për të lejuar që një përfituse politik, si puna e Lajçakut të bëjë ekzibicione të tilla”.

“Albin Kurti, por edhe ata të tjerët që eventualisht pranojnë të takohen me një militant të shquar kundër pavarësisë së Kosovës, pa u distancuar nga veprimi i tij dhe lojës së ndyrë me harta, pa kërkimfalje publike, në fakt rrezikojnë të bëhen edhe vetë pjesë të skenarit të Lajçakut. Faturat e tjera, nga ky përfitues dhe mashtrues politik që po i shtynë para planet e Serbisë , nën ombrellën e BE-së, nëse kalohet aq lehtë, sigurisht se do të vijnë shumë shpejt”, thuhet në një komiikatë për media të KMDLNJ-së.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit