Në varrezat e fshatit Studenicë, mbrëmë në orët e vona të natës, është gjetur një person i vrarë.
Mjekët kujdestarë të QKMF-së në Istog kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Gazmend Zeqiraj nga fshati Studenicë.
Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në këtë akt tragjik.
Viktima është i moshës 47-vjeçare.
Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.