Shkëndija e Tetovës mposhti 2-1 Vardarin në javën e 20-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut dhe duke përfituar nga barazimi 0-0 mes Shkupit dhe Akademija Pandevit thellon në tetë pikë diferencën nga ndjekësi më i afërt.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi ndaj rivalit më të fortë të viteve të fundit që në minutën e 15-të me Mevlan Muratin, por vetëm dy minuta më vonë barazoi Mirchevski.
Në pjesën e dytë Armend Alimi realizoi një gol fantastik nga goditja e lirë, që mjaftoi për t’u siguruar tri pikët e radhës kuqezinjve.
Skuadra tjetër e shqiptarëve, Struga Trim&Lum, barazoi 1-1 në fushën e Belasicas. Pelisteri triumfoi 3-1 me Renovën, ndërsa Makedonija GP – Borec përfundoi 0-0.
Java 20
Belasica – Struga Trim 1& Lum 1-
Makedonija GP – Borec 0-0
Pelister – Renova 3-1
Shkendija – Vardar 2-1
Shkupi – Akademija Pandev 0-0