Ju kujtohet Paqsor Buzi? Individi që nuk linte tender pa “rënë në tokë”? Për habi, ky njeri i panjohur, ka gllabëruar thuajse fondet më të mëdha të Rilindjes Urbane. E pra, për disa kohë, emri i tij nuk doli më si përfitues i tenderave të dyshimtë. Por me sa duket miliardat e fituara më parë, janë bërë rrush e kumbulla dhe tashmë i nevojiten të tjera. Për këtë ka menduar një bashki e vogël thuajse e panjohur, përkatësisht Bashkia Pustec.
Ajo i ka dhënë firmës G.P.G. të Paqsor Buzit rreth 5.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Është disi e habitshme se ku i ka gjetur gjithë këto para kjo bashki, megjithatë e sigurt është se kanë përfunduar direkt e në xhepat e Paqsorit. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt "Furnizimit me ujë për Bashkinë Pustec" që mban numrin e referencës REF-83440-12-30-2020. Në tender kanë marrë pjesë vetëm 2 bashkime firmash, të cilat për habi kanë ofruar të dyja thuajse të njëjtën vlerë, me një diferencë qesharake prej vetëm 98 mijë lekësh.
Ky fakt ngre dyshime tepër të forta se tenderi nuk ka qenë i rregullt dhe se fituesit kanë qenë të paracaktuar. Këtë e përforëcon edhe fakti se vlera fituese është sa 99.97% e fondit limit. Epo, i gëzofsh Paqsor, edhe miliardat e tjera!