Rashiq: Kurti mund të ketë sukses në dialog me serbët lokal

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.02.2021, 12:57

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive (PDS), Nenad Rashiq, thotë ideja e kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, për dialog nga poshtë me serbët lokal është e vetmja mundësi që mund të ketë sukses

Ai thotë se për këtë gjë Kurti ka kapacitet dhe beson se do të ketë sukses. Rashiq në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për dialogun me serbët lokal, duke thënë se me Kurtin dhe Osmanin kanë komunikim të mirë.

Ai thotë se në mesin e politikave të Kurit më të cilat pajtohet është edhe çështja e sundimit të ligjit, që Kurti e ka si shtyllën e parë të prioriteteve.

“Unë kam përkrahë shumë herë politikën që ndjek z. Kurti sepse ka do elemente që sipas meje janë në dobi të serbëve dhe të gjitha komuniteteve. Dhe ajo është dialogu që është përmendur shumë herë që duhet të niset prej poshtë, dhe unë e kuptoj dhe e di që kjo është mënyra e vetme e cila mund të ketë sukses. Po ashtu kemi simpati të madhe për shtyllën e parë të planifikimeve ose caqeve strategjike dhe ajo është zbatimi i ligjit”, ka thënë Rashiq.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosoës dhe ish- ministri, ka folur edhe për pretendimet e disa politikanëve nga komuniteti boshnjak dhe ai egjiptian lidhur me manipulimin e votave nga Lista Serbe.

Ai ka thënë se manipulimi i votave nga Lista Serbe ka ndodhur në ç’do proces zgjedhor, duke shtuar se institucionet e Kosovës kanë neglizhuar faktet që ka paraqitur.

“Në çdo proces parazgjedhor i kemi informuar çfarë ka me ndodh në çfarë forme, pas çdo procesi paszgjedhor kemi pasur dëshmitarë që kanë treguar se në çfarë forme ka ndodhur dhe asnjë veprim s’ka ndodhur në këto vitet e fundit”.

“S’do te kishim pas këto probleme sikur institucionet të ishin të gatshme ta zbatojnë procesin zgjedhjeve demokratike. Ky është problemi kryesorë. Unë ka folur disa herë për këtë metodë dhe ne po mbijetojmë për tetë vite e cila po u ndodh tash komuniteteve tjera, boshnjak, egjiptian dhe romë”, ka thënë Rashiq.

Sipas tij, me manipulimin e votave që ka ndodhur po rrezikohet përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve në Kuvend.

“Absolutisht po, sa kom mund me kuptuar po rrezikohet përfaqësimi i komuniteteve, por edhe rrezikon që në mënyrë afatgjate, ç’do herë tjetër mund të kemi të njëjtin manipulim.

Ne kemi tash përfaqësim jo adekuat të serbëve në parlamentin dhe qeverinë Kosovës, dhe po ashtu mund të ndodhë edhe me boshnjakët romët dhe ashkalitë, sepse nuk do të jenë të zgjedhur nga komuniteti, por të dirigjuar të cilët s’po punojnë në mënyrë konstruktive por në të kundërtën. qartë”, është shprehur Rashiq.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit