Letër Kryeministrit Zaev: Tetova pa ujë, përgjegjësi për hidrocentralet!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.02.2021, 09:25

I nderuar Kryeministër Zaev, A e dini se ditët e fundit Tetova ka qenë pa ujë? Arsyet: në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës në kaptazhën e posandërtuar ka rrëshqitje të mëdha të dheut me çka është dëmtuar seriozisht rrjeti. Pasojat: vetëm 300 metra afër kaptazhës është ndërtuar një nga mini-hidrocentralet e shumta që po shkatërrojnë natyrën në Malin Sharr. A e dini se Drejtorja e Inspektoratit të ambientit jetësor Ana Petrovska në muajin nëntor pat paralajmëruar që nga ndërtimi i hidrocentralit në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës mund të ndotet uji për pije dhe të rrezikohen qytetarët e Tetovës të mbesin pa ujë. Pat ngritur dyshime për lejet e ndërtimeve. Dhe pikërisht sot ai paralajmërim bëhet realitet. Organizatat ambientaliste dhe ekspertët me vite ju kanë paralajmëruar për këto pasoja katastrofale. Për fat të keq ligji për shpalljen e Malit Sharr për park nacional bëhet në atë mënyrë që mundëson ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura. Me këtë kjo Qeveri në mënyrë flagrante shkel Konventën e Bernës dhe atë të Aarhusit. Shoqata Eko-Svest dhe Shoqate Maqewdonase ekologjike juve ju është drejtuar menjë letër ku ju kërkon të ndaloni ndërtimin e hidrocentraleve të reja duke elaboruar në detaje të gjitha arsyet. Nuk e di nëse e keni lexuar dhe nëse jeni përgjigjur. Këto hidrocentrale të vogla kontribuojnë në sistemin kombëtar të energjisë me rreth 4.6% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike ndërsa nga xhepi i qytetarëve nga faturat e energjisë elektrike marrin rreth 13 milion euro subvencione do vit. Dëmi që i shkaktohet lumenjve, florës dhe faunës, natyrës dhe fshatrave si në Mavrovë si në Sharr është i përmasave të mëdha. A jeni të vetëdijshëm se Qeveria me këtë subvencionon EKOCID duke shkatërruar natyrën? A e dini se në fshatrat Tearcë, Dobrosht prej fillimit të ndërtimit të hidrocentraleve banorët janë të privuar nga e drejta për ujë të pijshëm? Ata duhet të blejnë ujë për pije në shishe. Çka keni ndërmarë ju për këtë skandal? Dhe në fund – a e dini se parlamenti i Bosnjës dhe Hercegovinës në muajin shtator të vitit të kaluar solli ligj me të cilin ndalohen hidro-centralet e vogla? A e dini se Qeveria e Malit të Zi e ka ndaluar ndërtimin e hidro-centarleve të vogla? Shqipëria poashtu. Dhe kush është Maqedonia që me kaq ngulm shkon në drejtim të kundërt duke shkelur edhe Konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën. A do merr dikush përgjegjësi për këtë EKOCID të subvencionuar nga Qeveria? Qytetarët duan të dijnë çfarë pengu keni te Hidro-Mafia? Grykësia për përfitime materjale nuk mund të jetë mbi shëndetin e njerëzve dhe shkatërrimin e natyrës. Me respekt, Eco Guerilla

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit