Është hedhur shorti i raundit të 1/8 të Europa League. Ky short ka prodhuar një përballje emocionuese midis Manchester United dhe AC Milan, e cila do të shohë Zlatan Ibrahimovic të kthehet në Old Trafford për herë të parë që nga largimi në 2018. Ndeshja e parë e këtyre përballjeve do të zhvillohet në 11 Mars ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Më 19 mars hidhet shorti për raundin çerekfinale.Finalja e Europa League do të luhet më 26 maj në Arena Gdansk në Poloni.
Duelet e raundit të 1/8-ve në Europa League janë si më poshtë:
Ajax vs Young Boys
Dinamo Kyiv – Villarreal
Roma vs Shakhtar Donetsk
Olympiacos vs Arsenal
Dinamo Zagreb – Tottenham Hotspur
Manchester United vs AC Milan
Slavia Prague vs Rangers
Granada vs Molde