Ministria e Shëndetësisë informon se në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 3 477 testime ndërsa janë regjistruar 554 raste të reja me KOVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 210 pacientë të shëruar.
Tetë pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë diagnostifikuar 101 762 raste. Numri i personave të shëruar është 90 895 dhe numri i të vdekurve është 3 119. Numri i rasteve aktive është 7 748.