Një person është gjetur i djegur në një shtëpi në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Mbrëmë rreth orës 09-00 Policia ka pranuar një informacion për zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokolari”.
Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Në vendin e ngjarje është gjetur trupi i viktimës, që dyshohet të jetë refugjat.
Burimet e Indeksonline mësojnë se viktima ka shenja dhune në trup.
Burimet e afërta me ekipet mjekësore kanë thënë për Indeksonline se bazuar në dyshimet e para, viktima mund të ketë pësuar lëndime trupore para se të digjej shtëpia.
Banorët kanë thënë për Indeksonline se brenda shtëpisë janë dëgjuar zhurma të mëdha. Ekipa mjeko-ligjore po mirret me rastin dhe shpejt pritet të dal me raportin fillestar./Indeksonline/