Mediat kosovare bëjnë me dije se sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije.
Mësohet se tre persona e kishin pritur gazetarin poshtë banesës së tij, dhe sapo ka dalë nga makina është sulmuar.
Gazetari ka marrë disa lëndime dhe është shtruar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.